Jankovic përkrah anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Kryetari i Lëvizjes së Lirë Qytetare në Serbi, Sasa Jankovic, ka thanë se anëtarësimi i Kosovës në Interpol asht në interes të Serbisë.

Simbas tij, Serbia nuk ka nevojë të ngutet për me parandalue anëtarësimin e Kosovën në Interpol.

Njajte nuk mendon anëtari i Shoqatës Botnore të shefave të policisë, Marko Nikovic.

“Serbia duhet me parandalue këtë skenar, sepse nëse ndodh mbart rreziqe për vendin”, ka thanë Nikovic, transmeton lajmi.net.

Deklaratën e Jankovicit, zyrtarë serbë e kanë kundërshtue ashpër, mbasi po e shohin si mbështetje ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ministrit të mbrendshëm Skënder Hyseni dhe atij të jashtëm Enver Hoxhaj, të cilët kanë lobue nëpër botë që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë ndërkombëtare.