Japonia e gatshme me rrxue çdo raketë koreanoveriore

japansoldier

Japonia ka vënë sot në gjendje gatishmënie Forcat e Vetëmbrojtjes (SDF), meqë ka indikacione që Koreja Veriore po përgaditet për nji lëshim të ri të sulmeve raketore që do t’i afektonte vendet fqinje, shkruejnë mediat e hueja.

Qeveria ka urdhnue SDF’n me rrxue çfarëdo rakete, për ç’gja kanë vendos nji sistem kundër-raketor tokë-ajër në kompleksin e ministrisë së Mbrojtjes në Tokio, si dhe anije shkatërruese n’ujnat japoneze.

Kabineti i ministrit të Mbrojtjes ka aktivizue këtë përgaditje para leshimit të ri të nji rakete nga Koreja Veriore.

“Kemi detektue sinjale dhe jemi tue i ndjek ato. Jemi të përgaditun për t’u mbrojt”, thuhet nga autoritetet japoneze të mbrojtjes.