Japonia e shqetësueme nga raketat ruse n’ishujt e diskutueshëm!

Kryeministri japonez, Shinzo Abe shprehu sot pakënaqësinë lidhun me dislokimin e kohëve të fundit të sistemeve raketore të Rusisë n’ishujt e polemizuem me Moskën.

Abe tha para nji komiteti parlamentar se Japonia i ka shpreh Rusisë se dislokimi i raketave ishte për t’ardhun keq dhe se kjo nuk përputhej me qendrimin e Tokios.

”Si pjesë e dislokimit, nji sistem rus raketash anti-anije asht instalue në ishullin Etorofu dhe nji tjetër në ishullin Kunashiri”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo News

Ishujt Etorofu dhe Kunashiri, që në Rusi quhen Iturup dhe Kunashir, janë pjesë e ishujve Kurile, që administrohen nga rusët, në ishullin verior japonez të Hokaidos.