Japonia përkujton sot fundin e luftës mbas bombardimeve në Hiroshima dhe Nagasaki

Japonia përkujton sot fundin e luftës së Paqësorit, ndërsa më 15 Gusht 1945 perandori Hirohito njoftoi kapitullimin pa kushte disa ditë mbas bombardimeve atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Edhe pse, mbas 71 vjetësh, marrëdhaniet e Japonisë me fqijtë mbeten të tendosuna, për shkak të ambicieve të ushtrisë japoneze dhe të fuqizimit të saj në fillim të shekullit të 20’të.

“Tue hedhë vështrimin në të kaluemen, të krijohet ndjesia e përjetimit të nji ndjenje të fortë pendimi, unë shpresoj sinqerisht që mos me pasë kurrë ma fatkeqësi të shkaktuem nga lufta”, deklaroi perandori Akihito, i biri i Hirohito’s, gjatë nji ceremonie në Tokio.