Japonia pregaditet për luftë nukleare me Korenë e Veriut

Qytetarët japonezë po këshillohen se qysh m’i mbijetue nji sulmi bërthamor nga tuta e Kim Jong-Un të Koresë së Veriut dhe Vladimir Putin të Rusisë.

Tensonet janë në rritje me Rusinë në lidhje me vendosjen e raketave në ishujt e diskutueshëm të Paqësorit. Sot, u zbulue se Japonia gjithashtu ndjehet nën presion derisa Kim Jong-Un vazhdon me krye nji sërë testesh.

Si rezultat, nën urdhnat e kryeministrit japonez Shinzo Abe, pamfletë të ndryshëm janë lshue tue këshillue njerëzit çka me ba në rast sulmi.

Kryesisht atyne ju asht thanë me shkue në qendrat tregtare nëntokësore, shkruen MailOnline.