Jashari: Mos e keqpërdorni luftën e UÇK’s!

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Deshmorëve, Xhavit Jashari ka ba thirrje që të mos keqpërdoren vepra dhe heroizmi i atyne që kanë vulos lirinë e Kosovës.

Në nji intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thanë se lufta e UÇK’s nuk duhet të keqpërdoret nga individët për qellime politike ose individuale.

Jashari ka vlerësu se të gjithë ata që kanë qenë në radhët e UÇK’s kanë pasë qellim çlirimin e vendit, kurse tash kanë obligim ta mbrojnë atë, dhe të ecin të bashkuem drejt realizimit t’amanetit të deshmorëve.

Ai ka folë edhe për procesin e verifikimit të veteranëve, të invalidëve dhe të deshmorëve.

Simbas Jasharit, nëse vazhdohet me këtë ritëm të punës, mbrenda këtij mueji do të përfundojë procesi për të tri kategoritë.