Javën e ardhshme merret vesh puna e Ferronikelit, a ka me vazhdue punën apo ka me falimentue

Premtimet se prodhimi në gjigandin e xehes “Ferronikël” ka me rinisë deri në fund të Gushtit të këtij viti, siç doket ishin vetëm fjalë.

E Hana e ardhshme ka me qenë vendimtare për kompleksin metalurgjik, “Ferronikeli”, nga Drenasi, i cili ka pas vetes fatin e ma shumë se 1 mijë punëtorëve, shkruen Gazeta Express.

Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës se Punëtorëve, kontaktue nga Express, ka ba të ditun se gjatë javës së ardhshme vendoset në mënyrë definitive lidhun me fatin e këtij kompleksi.

“Po pritet që këto ditë, eventualisht në fillimin e javës së ardhshme të merret vendimi se a ka me falimentue apo ka me ec përpara ‘Ferronikeli”, ka thanë Nika.

Ai u shpreh se shpresat që ky gjigant të mbijetoj nuk janë dhe shumë të mëdha.

“Po shpresojmë që të mbijetoj mbasi që nga ajo mvaret fati i mija punëtorëve. Po e presim vendimin”, ka thanë ai.