Jemen: Sulmi ajror len të vdekun 82 persona

Koalicioni ajror saudit, ka goditë nji sallë funerali në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, tue vra kështu 82 persona, thonë zyrtarët.

Ma shumë se 500 të tjerë u plagosën, citon AP qeverinë e drejtueme nga rebelët Houthi.

Rebelet Houthi janë në luftë me qeverinë e njohun ndërkombëtarisht të Jemenit, e cila asht e mbështetun nga aleanca ushtarake saudite.