Jep dorëheqje edhe nji këshilltar i Trump’it, kjo asht arsyeja

Kenneth Frazier, shef egzekutiv i gjigantit amerikan të farmaceutikës, Merck, njoftoi sot dorëheqjen nga funksioni si këshilltar ekonomik i Donald Trump, për me protestue kundër deklaratave të këtij të fundit mbas dhunës së shënueme në Charlottesville.

“Liderët amerikanë duhen me i nderue vlerat tona themelore tue hedhe poshtë në mënyrë të qartë manifestimet e urretjes, të fanatizmit dhe çdo pretendim të supremacisë që mohon idealin e aspiruem amerikan, që të gjithë individët janë krijue të barabartë”, njoftoi Frazier, në nji postim në Twitter.

“Në rolin e CEO’s së “Merck” dhe të zanit të ndërgjegjes, konsideroj si përgjegjësinë time të pozicionohem kundër mungesës së tolerancës dhe ekstremizmit”, shtoi Frazier, 62 vjeç, drejtues i “Merck” që nga viti 2011, përcjell Atsh.