Jep dorëheqje ministri serb i Financave, shkak kryeministrja Brnabic (foto)

Njani nga ministrat ma të suksesshëm të legjislaturës së kalueme dhe asaj të tashme të Serbisë, Dusan Vujovic, pritet me dhanë dorëheqje.

Sic mëson e përditshmja serbe “Kurir”, dorëheqja e ministrit vjen mbas presionit të madh që po i ban kryeministrja e sapozgjedhun e Serbisë, Ana Brnabic, transmeton Indeksonline.

Për këtë, Kurir, në numrin e sotëm të gazetës ka në ballinë lajmin me titull “Tërmet politik në Serbi: Ministri i financave jep dorëheqje për shkak të presionit të madh”.