Jepet alarmi n’Britani nga stuhitë polare të borës! (foto-video)

Nji stuhi polare ka goditë veriun e Britanisë së Madhe me temperaturat që zbritën në minus 8 gradë të Premten.

Moti ekstrem ka veshtirësue lëvizjen e qytetarëve dhe ka shkaktue dame materiale, raporton dailymail

Rreth 200 njerëz u bllokuen në nji klub nate në North Yorkshire mbasi nuk e kishin idenë se jashtë kishin fillue reshje të denduna bore.

Gati gjysa e tyne nuk patën mundësi me shkue në shtëpitë e tyne dhe u detyruen me kalue natën në vendin ku ishte organizue mbramja.

Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë lëshue paralajmërime edhe për nji tjetër stuhi që me siguri ka me goditë pjesën lindore të vendit, me reshje të shumta dhe erna të forta prej rreth 130 kilometra në orë.

Stuhia e emnueme “Angus” ka me goditë vendin gjatë orëve të vona të së Shtunës dhe autoritetet tashma kanë thanë se presin dame në rrjetin elektrik, rrugë dhe dame në ndërtesa banimi.

 

 


2-boraa

 

3-boraa

 

snow_triple