Jepet alarmi, përmbytje në Shqipni, paralizohet trafiku!

Reshjet kanë sjellë përmbytje të mëdha në qytetin e Gjirokastrës në Shqipni, ku uji ka dalë në rrugët kryesore të qytetit dhe ka bllokue trafikun.

Trafiku asht paralizue komplet në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, ku uji ka mbulue krejt aksin rrugor.

Mediat njoftojnë se disa vetura janë përmbyt nga uji, që asht në nji naltësi prej 1 metër.

Ministria e Punëve të Mbrendshme urdhnoi mbramë ngritjen e Shtabeve të Emergjencave në të gjithë vendin.

Tue ju referue buletineve të instituteve të specializueme meteorologjikë, ministria e Mbrendshme informon se përkeqësimi i motit mundet me u shoqnue fillimisht me reshje me intensitet mesatar, që do të vijnë tue u shtue.