Jepet vendimi për shtypshkronjën austriake të pasaportave kosovare

Shtypshkronja shtetnore austriake “AG Staatsdruckerei” ka fitue nji gjykim ndërkombëtar lidhun me vonesat në pagesa dhe ndërpremja e padrejtë e kontratës nga Republika e Kosovës.

Në Fror të vitit 2013 Shtypshkronja Shtetnore e Austrisë kishte ngritë padi në gjykatën e Odës Ndërkombëtare Ekonomike në Paris kundër Republikës së Kosovës. Arsye e ngritjes së padisë ishin pagesat e pakryemr rreth prodhimit të pasaportave biometrike, sikurse kërkesa për kompensim për shkak të ndërpremjes së parakohshme të kontratës nga ana e Republikës së Kosovës, thuhet në këtë vendim, raporton Lajmi.net.

Gjykatat ka vendosë që Shtypshkronjës t’i paguhet kompensimi prej 4.996 milionë eurosh nga Republika e Kosovës.

Kosova ka të drejtë ta ankimojë vendimin dhe duhet me ba këtë mbrenda afatit 14 ditor që nga data e shpalljes së vendimit.