Jeremic del i dyti mbas raundit të pestë, por SHBA ka me bllokue, shkaku i Kosovës

vuk-jeremic-un-foto-ap-1462915090-903467

Vuk Jeremic, kandidat i Serbisë për sekretar gjeneral të OKB’s, sot asht renditë i dyti mbas raundit të pestë të votimit, derisa në vendin e parë edhe ma tej vazhdon me qenë ish kryeministri portugez, Antonio Guteresh.

Guteresh ka marrë 12 vota pozitive, dy negative dhe nji votë të papërcaktueme, derisa Jeremic i ka pasë tetë vota pozitive, gjashtë negative dhe nji të papërcaktuem.

Në anën tjetër, shefi i diplomacisë sllovake, Miroslav Lajcka në raundin e pestë ka marrë tetë vota pozitive, tetë negative dhe asnji të papërcaktuem.

“Nga 26 Shtatori shpejtohet ritmi i zgjedhjes së sekretarit të përgjithshëm të OKB’s, mbasi që mbas raundit të pestë të votimit joformal, më 3 Tetor mbahet votimi i fundit, ku vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit kanë me pasë pasqyrën e qartë të votave”, shkruen “Danas”.

Por, doket që Jeremicit nuk i hynë hiq në punë këto vota, mbasi që SHBA’të kanë me bllokue zgjedhjen e tij për shkak të Kosovës, siç raportuem disa minuta ma herët.

SHBA nuk e len Jeremic’in në garën për sekretar të OKB’s?