Jeremic humb garën për sekretar të OKB’s, Guterres asht fitues

Kandidati portugez, Antonio Guterres asht sekretar i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkueme (OKB), ka njoftue ambasadori rus në OKB, Vitalij Curkin.

Me këtë lajm konfirmohet se kandidati i Serbisë, Vuk Jeremic ka humbë garën.

“Marrëveshja asht arritë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB’s me kanë zgjedhë për sekretar të ri të OKB’s. Jam i lumtun dhe i nderuem”, ka shkrue Guterres në Twitter.

guterresh-650x358