Jeremic: Vucic’i i ka premtue Europës se ka me njoftë Kosovën

Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Serbi, Vuk Jeremic pretendon se Presidenti serb, Aleksandar Vucic i ka premtue vendeve të perëndimt se ka me njoftë pamvarësinë e Kosovës.

Ai këto deklarata i ka ba tue akuzue direkt Vucic’in, i cili simbas tij i dha leje Listës Serbe me përkrah koalicionin me Ramush Haradinaj.

“Beogradi nuk kishte të drejtë morale për me kërkue nga Lista Serbe me hy në këtë Qeveri. Vucic asht i tutshëm me ba gjithçka, vetëm që serbët e Kosovës ta mbështesin, madje ai i ka premtue perëndimit se ka me njoftë Pamvarësine e Kosovës”, tha Jeremic.

Kur u pyet për kritikat ndaj tij, mbasi gjatë kohës sa ishte ai ministër, Kosova e shpalli pamvarësinë, Jeremic u përgjigj tue thënë se në atë kohë ka qenë i kërcënuem.

Ai ka insistue se angazhimi i tij ka ba që Kosova me dështue m’u anëtarësue në disa organizata ndërkomëbtare.

Jeremic ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

 

 

Shperndaje në: