Joe Biden falenderon Thaçin për nderimin që ua ka ba viktimave serbe

Njeriu i dytë i SHBA’ve gjatë konferencës mbas takimit me presidentin e Kosovës, e ka falenderue Thaçin për nderimin që u ka ba viktimave serbe.

“Falenderoj presidentin Thaçi që ka ba nji veprim madhor tue vizitue viktimat serbe të rame ne Gorazhdec”, ka thanë Biden, raporton Rrokum.TV.

Presidenti Thaçi kishte ba vendosjen e kunorave me lule në memorialin përkujtimor të sulmit kriminal kundër të rijve të fshatit Gorazhdec, të kryem 14 vite ma parë, ku mbetën të vramë dy të ri dhe katër të tjerë të plagosun.