Joe Biden kallxon pse e pelqen Jahjagën!

Zv/presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Joe Biden, gjatë ceremonisë së emnimit të rrugës për djalin e tij, në magjistralen Ferizaj-Gjilan, ka falënderue gjithë të pranishmit për pjesëmarrje.

Mirëpo, ai ka veçue nji person.

Bahet fjalë për ish-presidenten e Republikës, Atifete Jahaga, për të cilën Biden dha disa komplimente.

“Ish-presidentja Jahjaga, të gjithë jeni shumë të mirë, por ajo duket shumë ma mirë se ju dhe vërtet e pëlqej. Faleminderit që keni ardhe në zyrën time për të më tregue për këtë ide të cilën e pelqej shumë”, ka thanë numri dy i Amerikës.

Vlen të theksohet se para disa muejsh, Jahjaga sa ishte tue marrë pjesë në nji takim me presidentet e rajonit në Kroaci, kishte marrë mbështetje të madhe nga zv.presidenti amerikan.