Joe Biden pret presidenten Atifete Jahjaga

biden-jahjaga

Zavendëspresidenti i Amerikës, Joe Biden, pret sot në Shtëpinë e Bardhë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kjo asht konfirmu sot edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkueme t’Amerikës për Klan Kosovën përmes nji njoftimi.

Jahjaga për në SHBA udhëtoi me ftesë speciale të Biden dhe atje do të pritet me nderimet ma të nalta shtetnore.

Nuk asht konfirmu ende se për cilat tema konkretisht do të bisedohet në këtë takim të perbashkët në rezidencën e shtetit ma të fuqishëm të botës, por Klan Kosova nga burimet e veta meson se disa nga temat do të jenë; sfidat e Kosovës n’arenën nderkombëtare, fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë, e ardhmja euroatlantike e Kosovës, beteja kundër ekstremizmit fetar, lufta kundër korrupcionit, sfidat nga e kaluemja dhe viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Temë diskutimi do të jetë edhe dialogu në rrafshin rajonal, me theks të veçantë ai me Serbinë.

Kjo njiherit do të jetë edhe vizita e fundit zyrtare e presidentes Jahjaga e cila do ta lë postin e saj në muejin Prill.