Joe Biden vjen me ‘shkop e karrotë’ n’dorë në Shqipni

Në harkun kohor të nji viti, Tirana ka qenë destinacioni i drejtuesve ma të naltë amerikanë me nji synim të vetëm: miratimin e reformës ne drejtësi.

Vizitat kulmojnë me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar të zavendëspresidentit amerikan Joe Baiden.

Burime diplomatike i thanë Vizion Plus se Baiden pritet me shkue në Shqipni në datat 26 ose 27 Gusht.

Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë me 10 Korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit Victoria Nuland.

Misionet diplomatike të drejtuesve ma të naltë në SHBA në nji kohë kaq të shkurtë lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi që pritet me u votue me 21 Korrik në parlament.

Nëse ajo miratohet, burimet thanë se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët qe punuen për kalimin e amendimeve kushtetuese.

Por nëse ajo deshton, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe ma ndëshkues për faktorët politik ndëshkues.

Vizita e Joe Baiden pason atë të sekretarit te shtetit Joh Kerri me 14 Fror të këtij viti.

Shefi i diplomacise amerikane atë kohë, nuk e kurseu inkurajimin për miratimin sa më parë të reformës.