Joe Bidenit i vonohet aeroplani, Dacic e pret n’aeroport!

Aeroplani i zavendëspresidentit amerikan Joe Biden asht nis sot me vonesë nga Shtetet e Bashkueme për në Serbi, për shkak të motit të keq.

Mirëpo, mediat serbe shkruejnë se zavendëskryeministri serb, Ivica Dacic po e pret atë n’aeroportin Nikola Tesla në Beograd.
Takimin e parë Biden do ta ketë me zavendëskryeministrin Ivica Dacic, i cili tashma asht tue e prit Bidenin n’aeroport, mirëpo aeroplani i të cilit asht nis me vonesë nga SHBA’t për shkak të motit të keq, shkruen B92.
Mediat serbe shkruejnë se aeroplani i Joe Biden po vjen bashkë me gruen e tij Jill Biden.

Besohet se ata do të mberrijnë n’aeroportin Nikola Tesla n’orën 12 e 30 minuta.

Biden ka me zhvillue sot takime me kryeministrin serb Aleksandar Vucic dhe presidentin serb Tomislav Nikolic.