Hahn godet Opoziten: Pa zgjidhjen e Demarkacionit s’ka liberalizim!

Hahn nje nji konferencë për media mbas takimit me liderat e vendit te pozites dhe opozites ka thanë se pa zgjidhjen e çashtjes së Demarkacionit kufitar me Malin e Zi, nuk do të këtë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Patëm debat mjaft të gjanë. Folëm për përkushtimin nga të gjitha partitë për zhbllokimin e Kosovës.

Isha i qartë se pa zgjidhjen e Demarkacionit nuk ka liberalizim.

Jemi të gatshëm me ndihmue por në fund vendimi duhet të merret nga institucionet e Kosovës, shpresoj që këto çashtje të zgjidhen”, ka thanë Hahn.

Ai ka këshillue tanë liderat politik që t’ulën dhe të bisedojnë, si dhe ka theksue se qeveria duhet me ndigjue zanin opozitar.

Hahn: Qeveria me ndigjue zanin e Opozitës!

Në nji konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjanimit, Johannes Hahn, ka thanë se i asht lut tana partive politike me marrë pjesë në proceset e randësishme të vendit.

“Jemi të gatshëm me ndihmue, por autoritetet janë ato qe vendosin për këtë”, ka thanë Hahn.

Poashtu ai ka theksue se shpreson se do të ketë storie suksesi në t’ardhmen tue shpresue se do të merren vendime të mëdha dhe do të gjinden zgjedhje për krizën politike që po e perfshinë Kosovën.

“Qeveria duhet me ndigjue zanin e opozitës”, ka theksue Hahn.

 

Johannes Hahn i ban bashkë liderat e vendit!

Komisionieri i Bashkimit Europian për Zgjanim, Johannes Hahn, ka arritë me ba atë që Atifete Jahjaga nuk kishte mujt me ba në muejt e fundit të mandatit të saj si Presidente.

Lideri i PDK’s Kadri Veseli, ai i LDK’s Isa Mustafa, i Vetëvendosjes Visar Ymeri, i AAK’s, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesi i NISMA’s Jakup Krasniqi, janë ulë rreth të njajtës tavolinë për me diskutue për rrugën e Kosovës drejt BE’s në kuadër të vizitës që Hahn po e zhvillon në Kosovë.

Pjesë e këtij takimi asht edhe shefi i Zyrës së BE’s në Kosovë, Samuel Zbogar.

Vendi i takimit gjithashtu asht simbolik.

Liderat po takohen në katin e katërt të Kuvendit, në sallën alternative ku deputetët e koalicionit qeveritar i mbanin seancat e Kuvendit saherë që salla kryesore e seancave mbushej me gaz lotsjellës.

Takimi asht i mbyllun për media, ndërsa mbas tij, Hahn pritet të prononcohet për mbarëvajtjen e takimit.

 

liderattakimi

 

liderattakimiii