Johannes Hahn vjen në Kosovë

Komisioneri për Zgjanim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn gjatë kësaj jave ka me qendrue për vizitë në Kosovë.

Burime të lajmi.net kanë ba të ditun se Hahn në Kosovë ka me qenë në ditën e Premte.

Vizita e Hahn në Kosovë ka me ndodh në nji moment të tensionuem politik, ku ende tema e demarkacionit me Malin e Zi, ratifikimi i të cilit nga Bashkimi Europian i asht vënë kusht për heqjen e vizave për Kosovën, asht temë e nxetë.

Vizita e Hahn në Kosovë ka me ndodhë edhe në prag të publikimit të “Raportit të Progresit” nga Komisoni Europian.