Johannes Hahn vjen sot në Kosovë

Komisioneri për Politika Europiane të Fqijësisë dhe Negociata të Zgjanimit, Johannes Hahn sot ka me vizitue Kosovën.

Kjo asht vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn mbas miratimit të Pakos për Zgjanim dhe vizita e tij ka me qenë e fokusueme në lansimin e Agjendës së Reformave Europiane.

Gjatë vizitës së tij, Komisioneri ka me u takue me autoritet politike tue përfshi presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zavendës kryeministrin Branimir Stojanovic dhe ministrin e punëve të jashtshme Enver Hoxhaj.

Komisioneri ka me përmbyllë ditën me nji takim së bashku me deputeten e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek me të gjithë liderët e partive politike për me diskutue nevojën për tejkalimin e krizës politike.