John Kerry kërcënon Rusinë: Nëse nuk i ndërpreni sulmet n’Aleppo…

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry paralajmëroi sot me dhanien fund të bashkëpunimit amerikan me Rusinë për çashtjen siriane, nëse Moska nuk merr masat e duhuna për ndalimin e sulmeve në Alepo.

Kerry bani me dije se Shtetet e Bashkueme të Amerikës e konsiderojnë Rusinë përgjegjëse për situatën e krijueme në Alepo për shkak të sulmeve kundër civilëve nga ana e regjimit sirian.

Sekreteari i Departamentit amerikan të Shtetit ia përcolli këtë mesazh ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Kerry informoi ministrin e Jashtëm rus, Lavrov se Shtetet e Bashkueme të Amerikës po pregaditeshin të ndëprenin bashkëpunimin dypalësh Washington-Moskë për Sirinë… nëse Moska nuk merr masat e duhuna për ndalimin e sulmeve në Alepo”, deklaroi zadhënësi i i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, shkruen CBS News.