John Kerry në Japoni, nderon viktimat e Hiroshimës

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arrit në Japoni për takimin e G7’s.

Përpara samitit, Kerry ka me i nderue viktimat e sulmit të parë bërthamor në histori, që ka ndodh në Hiroshimë.

Rreth 80,000 njerëz janë vra kur nji bombardues amerikan e ka lëshue bombën bërthamore në Hiroshimë, me 6 Gusht të vitit 1945.

Nji tjetër bombë bërthamore e ka shkatërrue Nagasakin 3 ditë ma vonë.

Në samitin dyditor të G7’s në Hiroshimë, kane me u disktue disa çashtje globale, përfshi terrorizmin, Ukrainën, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme dhe krizën me migrantë.

Samiti ka me u ndjek edhe nga ministrat e Birtanisë, Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë.