Johnny Depp dhe Amber Heard ndahen

Ylli i  filmit Johnny Depp dhe grueja e tij, aktorja Amber Heard po divorcohen, mbasi u pulikuen dokumentet e gjyqit.

Ishte Heard, e cila dergoi letrat e divorcit ne Gjyqin Suprem ne Los Angeles, per diferenca te papajtueshme.

Depp dhe Heard u martuen para 15 muajve dhe nuk kane femije.

Kohen e fundit ata u perfshine ne rast ligjor ne Australi, mbasi Heard solli me vete dy qejte e saj ilegalisht ne kete shtet. Ajo u shpall fajtore ne Prill per falsifikim te dokumenteve.

Depp, 52 vjecar dhe Heard, 30 vjecare, u takuen gjate xhirimit te filmit te perbashket ‘The Rum Diary’ ne vitin 2011.

Simbas portalit TMZ, Depp ka kerkue nga gjykatesi me refuzue deklaraten e Heard per perkrahje bashkeshortore.

Kjo ndamje erdhi vetem disa dite mbas vdekjes se nanes se Depp dhe pak dite para premieres se filmit te tij te fundit ‘Alice Through the Looking Glass’ te Premte, i cili film shfaqet po ne te njejten dite edhe ne Kinemane ABC ne Prishtine.