Johnson në Kosovë: Krejt ata që janë fajtorë për krime lufte, nga të dyja anët, duhet me u burgosë

Sekretari i Shtetit për Punë të Jashtme të Britanisë, Boris Johnson ka thanë sot në Kuvendin e Kosovës se, “Qytetarët qëndrojnë mbi shpatullat e politikanëve. Dhe, si shumë vende të tjera politike, edhe i jueji duhet me vazhdue me u adaptue dhe me përmirësue procesin e reformimit të Kosovës. Unë shpresoj se partitë politike kanë me punue ne shërbim te secilit qytetar, derisa kanë obligim për me kërkue ma shumë nga përfaqësuesit e zgjedhun dhe njerëzit kanë të drejtë të mbështeten në punën e Kosovës”.

Johnson ka theksue se, “Zhvillimet ekonomike janë në proces gjithashtu edhe në Londër. Na mbështesim vendet e punës dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë dhe jam shumë i mërzitun që nuk ka lëvizje, sepse unë kisha me qenë në mes të qendrës së skijimit në Brezovicë. Duhet me punue bashkë me Kosovën si partner dhe mundemi me ba shumë së bashku. Kemi nji sfidë të përbashkët kundër korrupcionit, ekstremizmit dhe krimit të organizuem”.

Simbas Johnson, “Na duhet me luftue për këto qëllime së bashku. Na në Britani të Madhe kemi probleme edhe kriminale, por që duhet me luftue së bashku për me lufute këtë. Britania duhet me luftue që Kosova me qenë nji vend me paqe dhe stabilitet nga tana vendet në rajon dhe i jam gëzuem me diskutimet e Kosovës me Beogradin”.

Johnson ka shtue po ashtu se, “Krejt ata që janë fajtorë për krime të luftës, nga të dyja anët, duhet me u futë në burg dhe në tanë Ballkanin kjo duhet me u pasë parasysh se kërkohet bashkëpunim me Gjykatën Speciale për krime të luftës në Kosovë. Britania dhe partnerët e tjerë kanë me kqyrë dhe analizue punën e Gjykatës Speciale nga afër”.