Jolie me Kerry’n, thirrje për zgjidhjen krizës se refugjatëve!

Nji javë mbas të shtenave masive në nji klub nate homoseksualësh n’Orlando, ku humbën jetën 49 persona, Angelina Jolie ka ba thirrje për tolerancë.

Aktorja, e dërgueme e posaçme e Komisionerit të Naltë të Kombeve të Bashkueme për refugjatët, e bani këtë thirrje gjatë iftarit të shtruem me rastin e Ditës Botnore të Refugjatëve, ku merrte pjesë edhe shefi i diplomacisë amerikane John Kerry.

“Nuk tregon forcë kur denigron dikë për besimin e tij fetar, për kombësinë, orientimin seksual, gjininë apo çdo karakteristik ose dallim tjetër, qoftë ky real apo i imagjinuem, tha ajo.

“Kur diskriminojmë, na thjesht përpiqemi me tregue se jetët tona vlejnë ma shumë se ato të tjerëve, e kur denigrojmë traditat e besimit dhe kulturës se nji grupi njerëzish, na vetëm dobësojmë fuqinë e shoqnive tona demokratike”, asht shpreh Jolie.

 

2-jolie-kerry

 

3-joliekerry