Jolie: Sistemi ndërkombëtare humanitar asht në kolaps

E dërguemja e posaçme e Komisionit të Naltë të OKB’s për refugjatë, njiherish edhe aktorja e Hollywood, Angelina Jolie Pitt, paralajmëroi se sistemi ndërkombëtare humanitar për refugjatët asht në nji kolaps dhe nuk po funksionon.

Në nji intervistë për BBC, ajo tha se sistemi i riatdhesimit të refugjatëve nuk po funksionon, e cila gjithashtu rikujtoi se ma shumë se 60 milionë njerëz në tane botën janë zhvendos,, shifër kjo që asht ma e nalta në 70 vitet e fundit.

“Kjo na tregon diçka thellësisht shqetësuese në lidhje me paqen dhe sigurinë në botë. Niveli i zhvendosjes dhe konfliktet janë në rritje te dukshme”, tha ajo.

Jolie përshendeti përpjekjet e Turqisë, Libanit dhe Jordanisë për kujdesin ndaj refugjatëve.

Në fjalimin e saj në OKB, Jolie kërkoi ma shumë vëmendje nga vendet e zhvillueme për krizën e refugjatëve