Jordania thotë se i ka pengue sulmet e planifikueme nga ISIS

Jordania tha se nji bastisje afër kufinit me Sirinë ka pengue sulmet e planifikueme nga grupi i Shtetit Islamik.

Shërbimet e inteligjencës së vendit thanë sot se shtatë militantët e dyshuem, të vramë gjatë operacionit në qytetin Irbid, po planifikonin shëjestrimin e “zonave civile dhe ushtarake, për me destabilizue sigurinë e vendit”.
Edhe nji zyrtar policor asht vra gjatë aksionit, ndërsa 5 persona tjerë janë plagosë gjatë bastisjes.