Jovanovic: Me 1999, në Prishtinë kemi ba kërdi! E therrëm Aganin, gjysën e familjes së Çekut! Nuk shkon ma kështu! (foto)

“Ditën e parë të luftës në vitin 1999 shkuem dhe vramë në Prishtinë gjithë çka ishte normale. Ju hynim anëtarëve të Komitetit për të drejtat e njeriut në shtëpi dhe jau nxjerrnim nga banesat baballarët dhe bijtë. E therrëm Fehmi Aganin, ia vramë gjysën e familjes Agim Çekut… Nuk mundet kjo kështu përjetë. Tash kjo po zgjidhet.

Kështu, siç transmeton Express, në nji intervistë për revistën “Nedeljnik”, thotë lideri i Partisë Liberale-Demokratike serbe, Çeda Jovanovic, i njoftun për deklaratat e tij se, sikur të ishte kryeministër i Serbisë, kishte me njoftë Kosovën.

“Deri në Shtator të vitit të ardhshëm duhemi me zgjidhë agoninë kosovare ose amerikanët dhe Europa kanë me ba këtë pa neve”, thotë politikani serb në intervistën e gjatë, pjesë të së cilës Gazeta Express transmeton në vazhdim.

Pjesë nga intervista:

“Për mua është marrëzi e pafund ajo që e bëjnë Jankoviqi, Tadiqi, pothuajse të gjithë, ai ortek i marrëzive me të cilin refuzohet thirrja e Vuçiqit për bisedime rreth Kosovës”.

“Kosova na ofron mundësinë që në kohë të ndalur t’i shpëtojmë fatit të popullit që po zhduket”.

“Për këtë në masën më të madhe vetë e kemi fajin. Si dhe atëherë kur e vramë Gjingjiqin dhe u kthyem për të jetuar si katërkëmbësh. Ç’kemi ne sot të flasim për Kosovën kur s’kishim ç’të flasim as para 10 viteve? Ndërsa edhe atëherë ishte vonë”.

“Edhe guri i turshisë me lakra e di se kam të drejtë për Kosovën!”.

“Vijnë e thonë: Vuçiq, Haradinaj do të jetë kryeministër, do të bisedosh me Thaçin dhe do ta nënshkruash këtë, kurse serbët do të hyjnë në qeverinë e Kosovës. Nëse s’do, rezultati është ky: Haradinaj është kryeministër, kurse nga serbët në Kosovë do të mbeten vetëm varret. Njëjtë do të jetë edhe me Republikën Sërpska”.

“Vuçiqi thotë: duhet patjetër ta zgjidhim Kosovën. Po, unë këtë e flas tërë jetën! Pse këtë s’e shqiptoi Tadiqi, por thotë se Beogradi do të digjej? E po, le të digjet! Thua të kështu nuk do të digjet”.

“Këtu do ta bëjnë të njëjtën gjë si në Maqedoni: do të thyejnë gjithçka që duhet të bëjnë në mënyrë që të ndjehen të sigurt dhe do ta lënë një popull të sakatuar që të kalbet, që edhe më marroqit t’ia tërheqin vërejtjen se si kalojnë ata që nuk përshtaten”.

Për kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, Jovanoviqi thotë se “ka më shumë pushtet se gjermanët kur e pushtuan Serbinë në vitin 1941”. Por, parashikon politikani 46-vjeçar, “as ai s’e ka shumë të gjatë.

“Ne kemi ministër të punëve të jashtme të cilit bashkëpunëtorja ia përkthen se çfarë flet kryetari i tij në OKB. Daçiqi madje as Vuçiqin nuk e kupton. Dhe për ne kjo është normale. Ose na duket normal Vuçiqi i cili i bën të gjitha ato që i bën”.

“Ne e bëmë shkrumb një vend, vramë qytete të tëra. Ajo e keqe është këtu në ne”.

“Kur do ta kemi luftën e radhës, se po bëhen 20 vjet që s’kemi pasur? Tamam të na rriten fëmijët për pushkë”, e përfndon Çeda Jovanoviq intervistën e gjatë për “Nedeljnik”

Shperndaje në: