Jozyrtare: Këta janë 10 kandidatët e Vetëvendosjes që kanë marrë ma së shumti vota

Lëvizja Vetëvendosje ka arritë rezultat historik në zgjedhjet e së Diellës, tue u rendit forca e dytë në vend me mbi 27 për qind të votave.

Partia e Albin Kurtit la mbas LDK’n, parti kjo që për herë të parë që nga themelimi renditet e treta.

Lajmi.net nga burime brenda VV’s mëson se 10 kandidatët që kanë marrë ma së shumti vota janë: Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, Dardan Sejdiu dhe Smajl Kurteshi.