Ju thehet kerri Mimoza Kusarit, çka i vjedhen!

Sot n’orët e mëngjesit i asht thy vetura personale, kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Siç merr vesh Telegrafi, ngjarja ka ndodh në Parkun Gërmia në Prishtinë, përkatësisht tek hymja e parkut, në momentin kur Kusari-Lila kishte dal si zakonisht për vrapim në Klubin Gërmia 555.

“Po, kryetares së Gjakovës i asht thy kerri i tipit Mercedes. Aty i asht marrë edhe kuleta dhe kartela bankare”, ka thanë nji person i afërt me të.