Ju vazhdohet mandati prokurorëve të EULEX’it, shtohet edhe nji i ri

Këshilli Prokurorial i Kosovës unanimisht ka vendosë për vazhdimin e mandatit të 17 prokurorëve të EULEX’it si dhe emnimin e nji prokurori të ri nga radhët e këtij misioni në Kosovë.

Vendimi asht  marrë mbas vazhdimit të mandatit të misionit të BE’s për sundim të ligjit nga ana e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Mbas kësaj, këta prokurorë kanë me u dërgue edhe në zyrën e presidentit të vendit në mënyrë që mandati i tyne të vazhdohet.