Jugu i Italisë nën ‘pushtetin’ e zjarreve, 2 persona të vdekun

Italia asht në gjendje emergjence për shkak të zjarreve që kanë ra, veçanërisht në jug të vendit. Në rajonin e Kalabrisë dy persona humbën jetën për shkak të zjarrit.

Gjendja mbetet alarmante në malin e Vezuvios, ku asht dasht edhe ndërhymja e ushtrisë për me kontrollue flakët.

Situata shfaqet kritike edhe në Sicili, Sardenjë e Pulja.

Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht edhe nga ajri për shuemjen e flakëve.

Edhe Franca ka ardh në ndihmë të zjarrfikëseve, tue vënë në dispozicion avionë për lëshimin e shkumës fikëse.

Autoritetet italiane njoftojnë se vetëm gjatë nji mueji asht djeg e njajta sipërfaqe sa në të gjithë vitin 2016.