Jugun e Kinës e merr shiu, 56 të vdekun e 22 të zhdukun

Ma s’paku 56 persona kanë humb jetën dhe 22 të tjerë janë zhduk si pasojë e përmbytjeve të shkaktueme nga shirat e rrëmbyeshëm në jug të Kinës.

Në nji deklaratë nga Ministria e Punëve Civile në Kinë bahet e ditun se në përmbytjet nga të cilat janë prek ma shumë se 11 milionë persona në 11 qytete në jug, të pakëtn 56 persona kanë humb jetën, kurse po vazhdon kërkimi i 22 personave të tjerë të zhdukun.

Për shkak të reshjeve të denduna shumë qytete kanë mbet nën ujë, ndërkaq kanë ndodh edhe ndërpremjet të mëdha t’energjisë elektrike dhe transportit.

Ndërkaq në disa qytete të Kinës fluturimet janë anulue dhe nji numër i madh i udhëtarëve kanë mbet të bllokuem n’aeroporte.

Zyrtarët e Meteorologjisë njoftuen se presin që të reshunat në jug të vendit me vazhdue edhe gjatë kësaj jave.