Julian Assange asht tashma nji njeri i lirë…por çka e pret! (foto)

Suedia bani të ditun sot se ka vendos me pushue hetimet për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

Ai akuzohej për përdhunim.

Vendimi dramatik u ba i ditun nga Drejtoresha e Prokurorisë Suedeze, Marianne Ny.

Australiani 45-vjet jeton prej pesë vitesh mbrenda në ambasadën ekuadoriane në Londër, mbasi ka marrë azil politik.

Pak momente mbas vendimit, ai postoi nji foto tue buzëqeshë.

Ai i mohon akuzat e bame në vitin 2010.

Assange druhet se ka me u ekstradue në SHBA, ku ka me u gjykue për publikimin e mija dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike.

Tash pritet me u pa nëse ai ka me fluturue drejt Ekuadorit për me shmang ekstradimin në Amerikë.

Nëse del nga ambasada, ai mundet me u arrestue nga Britania dhe me u ekstradue.

Vëmendja ka me qenë tash te Britania, e cila nuk ka konfirmue ende nëse ka nji urdhën ekstradimi nga SHBA për Assange.

 

 

2-asange 3-asangeee