Juncker: Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja!

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, kritikoi ashpër vendet anëtare të BE’s për deshtim në trajtimin e krizës me migrantë.

Ai tha se vendet anëtare nuk duen me marrë refugjatë nga Greqia dhe Italia, që janë të mbipopullueme, shpesh për faktin se migrantët janë myslimanë.

“Disa shtete të BE’s besojnë se na jemi vende katolike dhe nuk kemi hapësinë për myslimanët”, tha Juncker.

“Ky lloj arsyetimi asht i papranueshëm. Njerëzit janë në rend të parë, pastaj feja”, shtoi Juncker.

Në Shtator të vitit 2015, vendet e BE’s kanë votue për shpërndamjen e 160,000 migrantëve që ndodhen në Greqi dhe Itali përgjatë dy vjetëve.

Deri tash, vetëm rreth 5,000 migrantë janë rivendos në nji shtet tjetër.

Me këtë ritëm, do të duhen gati dy dekada për me arritë qellimin.