Ka dështue seanca për vazhdimin e mandatit të EULEX’it

Këtë të Marte asht paralajmërue se ka me u mbajtë mbledhja e Kuvendit të Kosovës, për vazhdimin e mandatit të misionit ndërkombëtar, EULEX.

Por, nji mbledhje e tillë ka dështue që të mbahet. Për këtë, Kryesia e Kuvendit ka mbajtë nji mbledhje, në të cilën kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë shkue të parët aty.

Sot gjatë ditës janë zhvillue disa takime, ku në zyrën e Presidentit Hashim Thaçi, për me diskutue për këtë çashtje kanë shkue kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.