Ka dhanë dorëheqje kryenegociatori për paqe në Siri

Kryenegociatori i opozitës siriane, Mohammed Allouche, ka dhanë dorëheqje nga procesi i bisedimeve për paqe në Siri, i ndërmjetësuem nga Kombet e Bashkueme.

Allouche, nga Komiteti i Naltë Negociator, ka thanë se, bisedimet nuk kanë sjellë marrëveshje politike dhe nuk kanë lehtësue gjendjen e sirianëve në zonat e rrethueme.

“Të trija rrethet e bisedimeve kanë qenë të pasuksesshme, për shkak të kryefortësisë së regjimit dhe bombardimeve të vazhdueshme kundër popullit sirian”, ka thanë Allouche.

Komiteti i Naltë Negociator, i mbështetun nga Arabia Saudite, për muej të tanë ka shprehë zhgënjim në lidhje me përparimin e bisedimeve të Geneva’s.

Ai ka kritikue mungesën e ndihmave humanitare në zonat e rrethueme, lirimin e ngadalshëm të burgosunve politikë dhe mungesën e lëvizjes drejt nji tranzicioni politik në Siri, pa presidentin Bashar al-Assad.

Armëpushimi mbarëkombëtar midis rebelëve dhe forcave qeveritare, i ndërmjetësuem nga Shtetet e Bashkueme dhe Rusia, asht ende në fuqi, por shkelet shpesh.