“Ka dyshime për nji varrezë masive në oborrin e Universitetit të Prishtinës, afër Kishes”

Prokuroria Speciale e Kosovës duhet që së shpejti me urdhërue fillimin e gjurmimeve mbrenda oborrit të Universitetit të Prishtinës, afër Kishës së kontestueme ortodokse.

Mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu ka thanë në nji intërvistë për emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se kanë pranue nji dëshmi serioze nga nji qytetare, e cila pretendon se ka pa që gjatë luftës asht gropue në atë pjesë.

“Jo shumë ditë ma herët kam pas nji thirrje nga nji grue, të cilën kam me takue javën e ardhshme, e cila prej ndërtesës ka pa që në afërsi të Kishës ka me kallxue vendin ku dyshon se kanë varrosë njerëz, kështu që kemi me kontrollue”, ka thanë Gërxhaliu.

Njeriu që për 17 vjet asht përgjegjësi kryesor për gjetjen e të zhdukunve nga lufta e fundit në Kosovë, për herë të parë ka rrëfye eksluzivisht për këtë emision se dy ditë mbas hymjes së trupave të KFOR’it kanë ekzaminue bodrumin e Fakuktetit Juridik, ku në afërsi të këtij lokacioni dyshohej se ishin dhunue femna nga forcat ushtarake serbe.

“I tanë bodrumi ka qenë me gjak dhe me veshje të mbrendshme të femnave”, ka kallxue Gerxhaliu.