Ka fillue mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka mbajtun nji mbledhje, ku ka caktue mbajtjen e dy seancave për ditët në vazhdim.

Megjithëse asht pritë se në rend të ditës ka me u fut ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, kjo nuk asht vendosun nga Shefat e Grupeve Parlamentare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se, seancat kanë me u mbajtë me 18 dhe 25 Maj, ndërsa konfirmoi se çashtja e Demarkacionit pritet që shumë shpejt me ardhë në Kuvend.

Gjatë këtyne seancave pritet me pas edhe pika të reja në rendin e ditës, ku si pikë e rendit të ditës ka me qenë ligji për aprovomin e pastrimit te pareve dhe financimit të terrorizmit

“Përcaktuem mbajtjen e dy seancave, 18 dhe 25 Maj. Kanë me u diskutue disa pika të rendit të ditës. Njana prej tyne asht ligji për aprovomin e pastrimit te pareve dhe financinit të terrorizmit”, ka thanë ndër të tjera kryeparlamentari.