Ka fillue takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë

Delegacioni i Kuvendit i të Kosovës, i kryesuem nga Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Europian, të kryesuem nga Tonino Picula, ka me i zhvillue punime gjatë dy ditëve në vazhdim.

Të pranishëm kanë me qenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Europian si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Mbrendshme, Skënder Hyseni, dhe zavendësministrja e Integrimit Europian, Anila Statovci.

Në ditën e parë të punimeve kanë me u trajtue tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhanieve BE- Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhaniet fqijësore dhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.