Ka fillue votimi për referendumin e PS’s

edirama

Anëtarësia e Partisë Socialiste të Shqipnisë po voton këtë të Shtunë në referendumin e thirrun nga Kongresi mbi çashtjen e mandatit të kryetarit.

Dhe për të ftue anëtarët që të shprehin me votë në referendum mendimin e tyne për këtë çashtje, kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që votoi.

Ai u paraqit në njisinë administrative të Dajtit dhe mbas hedhjes së fletës së votimit ku i asht përgjigj me “Po” ose “Jo” pyetjes së ngritun në referendum, Rama foli shkurt për mediat.

“Ky asht nji moment i randësishëm jo vetëm për socialistët, mbasi asht hera e parë që nji parti politike në Shqipni i drejtohet nji referendumi.

Referendumi u jep mundësi anëtarëve që të bahen pjesë e marrjes së vendimeve në parti”, tha Rama.

Ma tej, kryeministri u ndal edhe tek fushata e anëtarësimeve të reja tue ritheksu se objektivi asht arritja e 150 mijë anëtarëve./Top Channel/