Ka me ju befasue çka ka thanë Ibrahim Rugova për kishën serbe n’UP!

Në vazhdën e shumë opinioneve që po jepen për pozicionin e Kishës serbe që ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës (UP), asht edhe mendimi i ish–presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili para shumë vitesh kishte tregue pozicionin e tij karshi këtij objekti.

Njani nga njerëzit e afërt të Rugovës, Adnan Merovci në librin e tij “Në hap me Rugovën”, ka nxjerrë citate të thana nga ish-lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për qendrimin e tij rreth kishës.

Rugova në pyetjen e gazetarëve për kishën në oborrin e UP’s, ishte përgjigj se “nuk kanë me lejue ndërtimin e nji kishe mbrenda hapësinave universitare, aq ma parë që kjo kishë nuk asht konform nevojave të besimtarëve serbë”.

Por mbasi ishte ndërtue, ky ishte reagimi i Rugovës për Kishën.

“Tash për tash nuk kemi mundësi për me ndalue ndërtimin e saj. Nji ditë kur do të jemi në pushtet, atëherë do të ndërtojmë nji katedrale dhe nji xhami të madhe në afërsi të saj.

 

rugova1