Ka me ju befasue fjalimi i Erdogan’it para mija turqve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbramë në mitingun në Stamboll ka krahasue dështimin e puçit ushtarak të vitit të kaluem me luftën turke për pamvarësi para rreth njiqind vjetësh.

Gjatë nji fjalimi para dheta-mija njerëzve në urën simbolike të Stambollit, Erdogan e ka quejt “tradhtar” tentimin për largimin e tij nga pushteti, por tha se qytetarët, me ftesën e tij për me ba rezistencë, “pshtuen të ardhmen e Turqisë”.

Erdogan tha se tentimi për grusht-shtet “nuk ishte i pari dhe nuk ka me qenë i fundit” dhe paralajmëroi se grupet terroriste kanë me punue për minimin e vendit të tij.

“Për këtë arsye, së pari atyne kemi me jau heqë krenat!”, ka thanë ai.

truqi