Ka me ju befasue kush e ka marrë persipër sulmin ndaj RTK’s!

Rugovasit kanë marrë persipër sulmin që ndodhi mbramë në RTK, medium i cili u sulmue me granatë dore.

Në nji njoftim, ata kanë ba të ditun se RTK’n e kanë sulmue me arsyetimin se asht rreshtue krah qeverisë, shkruen Indeksonline.

Rugovasit kanë paralajmërue sulme ma të ashpra kundrejt qeverisë.

Njikohësisht, ata u kanë ba thirrje gazetarëve me mbrojtë Kosovën tue raportue realitetin.

Lexoni njoftimin e plotë:

Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

1. RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.

2. RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume.

 

rugovasittt