Ka me ju befasue sa miliona ka humbë vendi në mungesë të kodit telefonik!

Nga përfundimi i luftës e deri më tash, në mungesë të kodit telefonik Kosova ka humbë ma shumë se 200 milionë euro.

Zyrtarë të Telekomit thonë se për shfrytëzim të prefiksit për çdo vit shpenzojnë ma shumë se 9 milionë euro, ndërkaq për këtë qëllim IPKO shfrytëzon rreth 1 milion euro.

Operatori i telefonisë mobile “Vala” edhe ma tutje përdor prefiksin e “Monaco Telecom”, ndërkaq operatorit tjetër IPKO përdor prefiksin e Telekomit Slloven.

Kohë ma parë në Bruksel kishin nis negociatat mes palës kosovare dhe asaj serbe rreth kodit telefonik për Kosovën, por deri tash nuk ka progres në këtë drejtim.

Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Edita Tahiri, thotë se raundi i fundit i bisedimeve në Bruksel ka qenë maratonik dhe ka zgjat mbi nëntëmbëdhjetë (19) orë me ç’rast asht shenue progres në zhbllokimin e marrëveshjeve së Telekomit dhe marrjes së kodit telefonik shtetnor nga ana e ITU’së, +383.