Ka me ndryshue ligji për kategoritë e luftës së UÇK’s

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka me shqyrtue sot raportin e ekspertit për përgaditjen e dokumenteve për nismën ligjore, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyne.

Ende nuk dihet se cilat ndryshime janë parapa me ndodhë me këtë nismë, megjithatë ndryshimi i ligjit për këto kategori ka me u ba.